Ka përfunduar takimi midis kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarëve të partive të koalicionit opozitar.

Në dalje, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, ndërsa shtoi se Edi Rama vijon me arrogancën e tij

“Zgjedhje me një palë nuk mund dhe nuk do të ketë më 30 qershor. Arroganca, prepotenca e zotit Rama nuk i shërben këtij objektivi, i cili mbledh rreth vetes shumicën dërrmuese të qytetarëve të vendit”, tha Dule.

Takimi vjen një ditë, para se krerët e partive të vogla të opozitës, pjesë e koalicionit me PD-në, të zhvillojnë një tryezë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA