Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur  pranë vendit të quajtur “Casa Italia”. Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i njërit prej mjeteve është dërguar me urgjencë në spital.

Gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhet me dije. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po mbledh prova për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ende nuk bëhet me dije identiteti  i të plagosurit.

Mësohet se shoferi që ndodhej brenda automjetit të ndarë në dy pjesë, ka dalë vetë prej andej.   Nga pamjet e siguruara, shihet që automjetit me ngjyrë të kuqe është ndarë në dy pjesë.

“Në përditësim”

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA