Arti bashkëkohor vjen në një qendër në Korçë, duke sjellë në ekspozitën e parë ndërthurjen e artit shqiptar me atë amerikan.

Qendra mban emrin “Me We”, një emër global dhe është pozicionuar në “Pazarin e vjetër” të Korçës, ndërsa do të mundësojë ekspozita të vazhdueshme të bashkëkohores.

“Kjo kategori veprash arti flet shumë për artin postmodern dhe bashkëkohor. Ishte një fillesë nga një grup artistësh që ndihen shumë mirë me atmosferën e qytetit të Korçës dhe pazarit në veçanti. Ne menduam që të sjellim një platformë të artit bashkëkohor, nëpërmjet një qendre arti që titullohet ‘Me We’”, u shpreh kuratori Ardian Isufi.

Për Korçën, çelja e një qendre të tillë, që i krijon hapësirë artit modern, është një moment i rëndësishëm.

Videoinstalacione, kaleidoskopë, por edhe punime të tjera artistike janë ekspozuar brenda kësaj qendre, duke sjellë idenë e eksplorimit apo edhe fosilizimit të një udhëtimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA