Qindra besimtarë ortodoksë kremtuan festën më të madhe të kalendarit të krishterë në Katedralen ortodokse “Ngjalla e Krishtit” në Tiranë.

  Pashka në Korçë, besimtarët mbushin sheshin para Katedrales

Mesha u kremtua nga fortlumturia e tij, kryepeshkopi Anastas, i cili në mesnatë lajmëroi besimtarët se Krishti u ngjall dhe u lut bashkë me ta, duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste të ringjalljes së Krishtit.

  Më pak emigrantë për Pashkë, përgjysmohen hyrjet nga Kakavija

Brenda dhe jashtë Katedrales, besimtarët u lutën për paqe, mirësi dhe harmoni në familjet e tyre. Ata ndezën qirinj për të marrë bekimin e Zotit.

  Pashka në Berat, ceremonitë në kishat e vjetra të qytetit

Më herët gjatë ditës së djeshme, kryepeshkopi Anastas foli për ngjalljen, që fuqizon shpresën se do të mposhten përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsioni dhe interesat e errëta.

  Festa e Pashkës, Basha uron besimtarët ortodoksë

FOTO GALERI
7/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA