Në Himarë u hap zyrtarisht sezoni turistik. Për të tretin vit radhazi, çelja e sezonit nuk përkon më me një datë fikse, pasi sipas kryebashkiakut Jorgo Goro, qëllimi është që Himara të kthehet në vend turistik për 12 muaj dhe jo vetëm ditët e verës.

Ceremonia e fillimit u mbajt në fshatin Borsh, ku janë organizuar koncerte të ndryshme, por edhe aktivitete me sporte ekstreme ujore, të cilat do të vazhdojnë për tri ditë.

Sipas bashkisë, vitin e kaluar në qytet dhe fshatrat e Himarës pati një “boom” turistësh, që zyrtarët i llogarisin në 30 mijë, duke shpresuar se këtë vit do të ketë edhe më shumë, në sajë të investimeve që janë bërë.

Top Channel