Tirana është për të dytin vit mikpritëse e muzikantëve të Jazzit nga i gjithë Ballkani, në edicionin e dytë të Festivalit Ballkanik të Jazzit.

“Ky lloj eventi është i vetmi në të gjithë hapësirën ballkanike, asnjë nga vendet nuk organizon, për momentin që flasim, Balkan Jazz Show Case”, tha Gent Rrushi.

Data 30 Prill është Dita Ndërkombëtare e Muzikës Jazz, ndaj edhe nata e fundit e Festivalit do t’i ngjaje një feste muzikore shumëdimensionale, ku traditat e Ballkanit do të shpalosen nëpërmjet tingujve muzikorë dhe vitalitetit të artistëve, duke i çuar spektatorët të eksplorojnë.

“Nuk është vetëm performance, por mundësia për të krijuar një network shkëmbimi eksperiencash, duke nisur nga Balkan Show Case, duke shkuar në festival të ndryshme”, tha Ermal Rosi.

Krahas performancave të kuruara mjeshtërisht nga artistët pjesëmarrës dhe organizatorët, do të zhvillohen master-class me studentë të Universitetit të Arteve.

“Në edicionin e dytë kemi futur diçka të re. Pjesëmarrjen e të rinjve dhe kryesisht të studentëve”, u shpreh Emiljan Dhima. Maqedonia e Veriut, Greqia, Mal i Zi, Serbia, Kosova, etj do të jenë pjesëmarrëse përgjatë dy netëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA