Me 4 vota pro përfaqësuesit e maxhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar sot pranimin e kërkesës për të regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, Partinë ‘Bindja Demokratike’ me kryetar, Astrit Patozin.

I vetmi që ishte kundër regjistrimit të ‘Bindjes Demokratike’ ishte, kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i cili në këtë institucion përfaqëson ende opozitën.

Sipas Zgurit kjo parti sipas tij nuk ka ‘lindur’ ende politikisht, pasi vendimi i Gjykatës për regjistrimin e saj nuk ka hyrë ende në fuqi.

“Dëshiroj që ‘Bindja Demokratikë’ të garojë në zgjedhjet e 2019, dhe do doja që edhe subjektet të tjera të regjistroheshin në zgjedhje e 30 qershorit. Por kjo mbetet dëshirë.

Unë s’mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia vendos ligjit. Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjell të gjithë dokumentacionin ligjorë, dhe tani që flasim që vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike nuk ka lindur dhe të kryer vendime politike.

Në zgjedhjet e 2015, kemi votuar 7 me 0 që një subjekt të mos regjistrohet dhe që ishte në të njëjtat kushte që mos regjistrohej.

Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë nuk plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet”, tha Klement Zguri.

Ndërkohë që pro votoi nënkryetari Denar Biba, anëtarët Bledar Skenderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri.

Të zgjedhurit e maxhorancës nuk janë shprehur për këtë vendimmarrje, por vetëm kanë rrezuar propozimin e Klement Zgurit për të mos regjistruar ‘Bindjen Demokratike’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA