Në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatin e ri për kryetar bashkie të këtij qyteti, Gledian Llatjan, i cili aktualisht mban postin e prefektit të qarkut.

Ashtu si gjatë vizitave në qytetet e tjera, edhe në Elbasan kryeministri u prit me protesta nga përfaqësues të opozitës, të cilët u grumbulluan te rrethrrotullimi i Bradasheshit, për të penguar hyrjen e Ramës në qytet.

Ish deputeti i Partisë Demokratike, i pranishëm në protestë, tha se qytetarët e Elbasanit urrejnë kryeministrin Rama, pasi qeveria e tij i ka zhytur në krizë ekonomike.

Top Channel