Kryeministri Edi Rama nga Elbasani deklaroi se opozita me bllokimin e rrugëve nuk do të mund të ndalë zhvillimin e vendit.
“Bota nuk e pati 30 vite Saliun, ne e patëm. Edhe për fat të keq e kemi akoma, por e kemi në ato grahmat e fundit. Kur shfaqet në formën e një pellgu me llum aty tek rruga me 50 ish-deputetë e pijanecë që bllokojnë rrugën dhe shtyhen me policinë e që kujtojnë se duke bërë shfaqje të tilla rrugaçërie do të mund të frenojnë rrugën e transformimit të Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Kryeministri nuk i kurseu epitetet dhe ironinë tashmë të zakonshme, ndaj shefes së LSI-s Monika Kryemadhi.
“Fallxhorja, e keni parë. E kam parë thotë në filxhan, Edi Ramës do t’i ndodhë diçka e keqe. Është rrit konsumi i kafes në të gjithë zonën e SHQUP-it, edhe një çik u thotë, po shoh një pemë, do të bjerë. Edhe hipin nëpër pemë”, ironizoi shefi i qeverisë.
Nga Elbasani Edi Rama është dakortësuar me Lulzim Bashën në atë që kreu PD artikulon përditë. Mospasjen e një marrëveshje si ajo e 17 Majit.
“Pasi i mori të gjitha, e pasi dha fjalën se nuk do t’i kontestonte zgjedhjet u mësua keq. E sapo po afrojnë zgjedhjet e tjera doli prapë e kërkon prap. Po çfarë është ky, kopsht, të shkojmë në kopsht e të zihemi për lodrat. Nuk fitohet duke thënë se ne nuk hyjmë në fushë po nuk ndërruat skuadër. Bashkitë e Shqipërisë do t’i marrë dhe do t’i drejtojë PS më 30 qershor, nga Kukësi deri në Skrapar, nga Shkodra deri në Sarandë , nga Durrësi Deri në Korçë ”, tha Rama.
Top Channel