Në vitin 1930, një gjuetar me emrin Joe Labelle vizitoi një fshat të vogël Inuit në Kanada, të cilin ai e kishte vizituar shumë herë më parë. Ai u trondit kur e gjeti atë plotësisht bosh.
7 qen u gjetën të ngordhur pranë një njeriu të vdekur nga uria. Labelle shikoi përreth dhe gjeti gjithçka në vend, gjithçka përveç njerëzve – gjithë popullsia e fshatit ishte zhdukur.
Ushqimi, veshja, pushkët, ushqimet gjysmë të gatuara dhe gjithçka tjetër që nevojitet për jetën ishin të gjitha gati, por jo njerëzit.
Labelle qëndroi në bregun e liqenit të Angikunit dhe kërkonte të zgjidhte misterin. Pastaj shkoi menjëherë dhe raportoi zhdukjen në Policinë kanadeze. Që atëherë, historia e liqenit të Angikunit ka qenë një shtyllë mistike kanadeze.
Top Channel