Angjelin Preljocaj, koreograf i njohur francez me origjinë shqiptare, u zgjodh anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës, në seksionin e koreografisë.
Një nga institucionet më prestigjoze akademike dhe kulturore të Francës, krijuar në fillim të shekullit XIX, dhe protektorë të së cilës kanë qenë mbretërit dhe perandorët e Francës, dhe sot është Presidenti Francez.
I lindur në Francë, në vitin 1957, nga prindër shqiptarë, Angjelin Preljocaj i nisi studimet me balet klasik para se t’i kthehej atij modern.
Në vitin 1980 shkoi në Nju Jork, për të punuar me Zena Rommet dhe Merce Cinningham, e më pas vazhdoi studimet në Francë , me koreografen amerikane Viola Farber dhe francezin Kuentin Ruilier.
Në vitin 1984 krijoi kompaninë e tij, Baletin Preljocaj. Që atëherë ka qenë koreografi i 50 veprave, që nga interpretime solo e deri te ato të mëdhatë.
Në fillim-vitet 90 u bë pjesë e Teatit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Paris, dhe që aty, krijimet e tij janë bërë pjesë e repertorëve të kompanive të shumta, të shfaqur që nga la Skala e Milanos e deri te Nju Jork Siti Balet.
Ai ka marrë Çmimin e Madh Kombëtar të vallëzimit nga Ministria e Kulturës në vitin 1992, Çmimin Benua të Vallëzimit për “Lë Park”, Çmimin Besi, për “Anonsiatio”, Fitoret e Muzikës” për “Romeon dhe Zhuljetën”, 1997; Globi i Kristaltë për “Borëbardhën”, 2009.
Për Bienalen e vallëzimit në Lion, 2018, ai krijoi “Gravitè”, ku riktheu një formë të re abstraksioni. Vepra e tij më e fundit, “Uintereis”, u paraqit te La Skala, në janar të vitit 2019.
Top Channel