Policia ka arrestuar në flagrancë për dhunë në familje dhe plagosje të lehtë me dashje 45 vjeçarin G.K., me banim në Vlorë

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë pasi mbrëmjen e kaluar, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij si dhe ka goditur edhe një shtetas tjetër i cili po kalonte rastësisht dhe ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”

Top Channel