Kela Oco është djali një kishtari dhe një artizani ndaj dhe si profesion ka zgjedhur të bëjë punimin e qirinjve artizanale.

Ai thotë se qirinjtë kanë një rol të rëndësishëm në ceremonitë fetare. Ndaj profesioni që ai ka zgjedhur për përgatitjen e qirinjve artizanal prej vitesh i është kthyer edhe në pasion.

Ky profesion do jo vetëm durim por edhe sy artistik. Sipas tij çdo qiri ka një domethënie.

Kela pohon se prej 29 vitesh e ushtron këtë profesion dhe është tepër i kënaqur që i shërben dritës së shpresës siç e quan ai dritën e qiririt.

Artizani thotë se ka deshirë që këtë profesion t’ja trashëgojë edhe fëmijëve pasi nuk është thjesht një punë, por një art.

Top Channel