Wake Up/ At Grigor Pelushi: Shoqëria në këtë vigjilje Pashke të kthejë sytë tek shpresa

26/04/2019 11:29

Sot është e Premtja e Madhe, ndërsa të dielën të gjithë besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën, Ringjalljen e Krishtit.

Kur i referohemi festës së Pashkëve Ortodokse nuk mund të mos na vijë në mendje veza e kuqe, buka e ëmbël, flaka e shenjtë dhe mishi i qingjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim.

Top Channel