Aktiviteti i mbi 14 mijë bareve dhe restoranteve në Shqipëri është futur në lupën e Tatimeve, pasi konsiderohet me risk evazioni fiskal. Bizneseve do t’iu dërgohet një letër e personalizuar, ku do t’iu kërkohet vetëkorrigjimi i deklaratave tatimore.

“Mund të kemi evidentuar mosdeklarim real të shitjeve, që përbëjnë edhe disa nga fenomenet kryesore; mund të jetë moslëshimi i kuponit tatimor, një numër i ulët i punonjësve, apo edhe niveli i ulët i pagave. Secili prej tyre do të vihet në dijeni nëpërmjet kësaj letre të personalizuar dhe sigurisht që do t’i lihet kohë, në mënyrë që ato të reagojnë dhe sistemojnë vullnetarisht situatën e tyre tatimore”, tha Iris Ago, drejtore e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Formalizimi i këtij sektori lidhet ngushtë edhe me sektorë të tjerë, si turizmi, tregtia dhe shërbimet. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo nuk është një fushatë, por një kontroll i vazhdueshëm. Nëse nuk do të ketë vetëkorrigjim të deklaratave tatimore, atëherë do të vijohet me procedurat sipas ligjeve, për vlerësimin e detyrimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA