Një ditë më parë partitë e vogla opozitare zhvilluan një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Për të folur më tepër rreth këtij takimi, i ftuar në studion e Top Talk, ka qenë kreu i PR, Fatmir Mediu.

“Ne kemi krijuar brenda opozitës një grup të përbërë nga 5 parti ku bëjnë pjesë: LZHK, PAA, PBDNJ, PDK dhe PR, pë rtë pasur një qëndrim më real brenda opozitës dhe për të ndikuar edhe në vendimmarrjen e opozitës. Kemi takuar edhe ambasadorin e OSBE. Dje i kërkuam takim ambasadorit të BE. Gjatë këtij takimi në thelb ishte nevoja për një dialog politik”, sqaron Mediu.

Por çfarë i kërkuan 5 partitë ambasadorit të BE?

“Ne i kërkuam takim zotit Soreca për të organizuar një takim me Presidentin e Republikës dhe organizimin e një tryeze pranë Presidentit”, tha Mediu, duke shtuar se kërkojnë përfshirjen e sa më më tepër të aktorëve politikë për interesat e Shqipërisë dhe integrimin e BE.

“Palët të mos rrinë në llogore, por të gjejnë zgjidhje për integrimin e vendit në BE”, tha Mediu.

“Prioriteti i parë është integrimi në BE. Në këtë proces kemi zgjedhjet para. Rama ka skualifikuar veten si një person që mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme”, shtoi Mediu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA