Propozimet për ndryshime Kushtetuese nga “të vegjlit”, Mediu: S’marrim leje nga Basha e Kryemadhi

26/04/2019 17:36

Këtë të premte në studion e Top Talk ishte i ftuar kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i cili bashkë me kryetarët e 4 partive të tjera opozitare kanë krijuar një grup të përbashkët për të kërkuar tryezë të mes palëve politike dhe atyre ndërkombëtare për ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Por, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse propozimet për ndryshimet Kushtetuese vijnë nga PR, apo janë miratuar edhe nga PD e LSI, Mediu u përgjigj se këto propozime vijnë nga 5 partitë e qendrës së djathtë ku bëjnë pjesë PR, LZHK, PAA, PBDNJ dhe PDK.

“Ne këtë diskutim e kemi publik. Ne nuk marrim leje as nga Luzim Basha dhe as nga Monika Kryemadhi. Nuk është për konsum politik, por për reflektim politik. Ne kemi një deklaratë të përbashkët që i qëndrojmë pikë për pikë. E brenda kësaj deklarate të përbashkët janë alternativat që ne i qëndrojmë”, u shpreh Mediu.

Top Channel