Furra e bukës, pa leje mjedisore dhe izolim termo-akustik lë pa gjumë banorët për shkak të zhurmave. Prej më shumë se një viti ata janë ankuar por nuk kanë marrë zgjidhje as nga bashkëqeverisja. Fiksi i ”zgjidh” problemin brenda javës.

Ramiz Kutelaj nga Orikumi ankohet në Fiks Fare, se një furrë buke e cila ndodhet në katin e parë të pallatit, i ka prishur qetësinë për shkak se nuk ka izolim termo-akustik.

Ai thotë se qëndresa gjanë natës në banesë është bërë e pamundur për shkak të zhurmave. Ka bërë disa herë debate me pronaren, por sipas tij ajo s’ka marrë asnjë masë. Që vitin e kaluar janë bërë verifikime nga Njësia Administrative Orikum dhe nga Agjencia e Mjedisit. Është konstatuar qe punon pa leje mjedisore, por nuk është marrë asnjë masë.

“Jemi ankuar edhe tek bashkëqeverisja por nuk kemi marrë akoma një përgjigje”- shton qytetari. Kjo e fundit me anë të shkresave ka njoftuar bashkinë që të bëhen verifikime.

Administratorët e furrës së bukës pasi panë kamerën e Fiksit, u larguan nga furra e bukës duke lënë dyert hapur dhe nuk pranuan të përgjigjen për kushtet në të cilat punonin. Inspektoriati i Mjedisit Vlorë, prej gati një viti ka bërë konstatime, që punon jashtë rregullave, por nuk ka bërë mbylljen.

Sipas inspektorit siç e kërkon ligji ata kanë bërë njëherë vërejtje dhe nga pronari i furrës u njoftua që do ta mbyllnin vullnetarisht. Masat për mbylljen e aktivitetit u morën vetëm pas një viti kur qytetari u ankua në Fiks Fare dhe tek bashkëqeverisja.

Megjithatë zgjidhje përfundimtare problemi i qytetarit do të marrë pasi të kalojnë edhe afati i ankimimit dhe pezullimi që i është bërë aktivitetit të marrë formë të prerë.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA