Pasi në shkurt “Netflix” fitoi tre çmime “Oscar” me filmin “Roma”, transmetuar në platformën streaming vetëm tre javë pas debutimit në kinema, pati kritika për shpërndarjen e statujave të arta.
Në veçanti, disa producentë kinematografikë, mes të cilëve edhe Steven Spielberg, pretendojnë se filmat që transmetohen në streaming në ekranin e vogël duhet të garojnë vetëm për çmimet televizive, si “Emmy”.
Çështja u diskutua në “Academy”, që, pas disa muajve, votoi dhe vendosi që rregullat ekzistuese për të fituar një “Oscar” nuk do të ndryshojnë.
Pra, për të fituar një statujë të artë, kushti i vetëm i nevojshëm është që filmi që kandidon të jetë projektuar të paktën 7 ditë në një nga kinematë në Los Anxhelos.
“Netflix” shkroi në “Twitter” se e adhuron kinemanë, por në të njëjtën kohë e bën të aksesueshëm projektin edhe për ata që nuk kanë mundësi ekonomike, ose për ata që i kanë larg sallat.
“Academy” la një dritë shprese për producentët kinematografikë që e mendojnë si Spielberg, duke bërë të ditur se rregullorja mund të rishikohet vitin e ardhshëm.
Top Channel