
Hapet “Tirana Training Center”, Rama thirrje të rinjve: Trokisni në këto dyer dhe aplikoni për programet
28/01 11:39
Leonardo DiCaprio do të jetë protagonisti i filmit “Nightmare Alley”, që do të ketë si regjisor fituesin e çmimit “Ocar”, Guillermo del Toro.
Meksikani, pas suksesit të “The Shape of Water”, do të jetë regjisor dhe do të firmosë edhe skenarin e këtij filmi, së bashku me Kim Morgan, ndërsa xhirimet pritet të nisin në vjeshtën e ardhshme.
Historia përqendrohet tek një mashtrues i ri, rol të cilin e ka DiCaprio, që nis një marrëdhënie intime me një psikiatre, akoma edhe më e korruptuar se ai.
Të dy, fillimisht arrijnë të kenë sukses, duke mashtruar personat e tjerë, por më pas gruaja rezulton të jetë një manipuluese.
Top Channel