Nga një relike e së shkuarës që mbart shumë nostalgji, Piramida e Tiranës do ti kthehet kryeqytetit si një tjetër xhevair i çmuar dhe qendra më e madhe invoacionit dhe zhvillimit të inteligjencës artificial.
Në prani të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kreut të AADF-së, Michael Granoff është prezantuar sot në ambientet e kryeministrisë projekti final i rijetëzimit të një prej godinave ikonë të Tiranës, të realizuar nga arkitekti me famë botërore, Viny
Mass, i cili e shndërron atë në qendrën më të madhe ICT në rajon dhe aftësimin e të rinjve me njohuritë e shekullit të 21 në kodim dhe teknologjinë e informacionit.
Në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se nisja e këtij projekti është fillimi i realizimit të një ëndrre për të gjithë të rinjtë shqiptar.
“Unë besoj që sot jemi këtu për të ëndërruar për një Keiti shqiptare. Edhe si prind i ri, por edhe kushdo tjetër, është duke vrarë mendjen, ne çfarë reputacioni do kemi si vend. Do jemi gjithmonë cetralistët e botës në call center, edhe pse ajo është një punë shumë e nderuar.
Do jemi gjithmonë fasonët e botës, për të bërë këpucët dhe t-shirt, edhe pse është shumë punë e nderuar, sidomos për ato aftësi elementare që kemi. Apo ne mund të fillojmë sot një ëndërr sesi një gocë, nga Keiti ose një Zana, ose një Mira, që rritet në Tiranë, dhe pastaj eventualisht edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, të mund t’i ketë fillimet e veta në këtë hapësirë. Edhe nëse fillojmë vizatojmë këtë ëndërr, atëherë mund t’ia arrijmë këtij projekti. Nëse për ne kjo është thjesht puna tjetër e infrastrukturës, pastaj nuk kemi kuptuar asgjë”, tha Veliaj.
Ai theksoi se për këtë projekt janë bërë bashkë të gjithë faktorët për ta shndërruar atë në një tjetër histori suksesi në Tiranë, pas Sheshit “Skënderbej” apo pazarit të Ri.
“Unë besoj që kemi mjaftueshëm sot përvoja, sidomos tani që është bërë bashkë gjithë ky komunitet, me kryeministrin, me ADF, Majkun, Martinin, Sandrin, me Vinin, Gentin, dhe gjithë komunitetin e arkitektëve. Unë besoj që kemi të gjithë përbërësit për një tjetër histori suksesi. Mbaj mend kur Pazarin e Ri e bëmë për 7 muaj, vërtet morëm një vit ta konceptonim, por mbaroi për 7 muaj.
Sheshi mori 10 vite të konceptohej, por mbaroi për më pak se një vit. Dhe unë besoj që kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, nuk i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, ne mund të bëjmë mrekulli. Dhe unë jam i bindur që Piramida jo vetëm nga ana arkitekturore do të jetë një tjetër mrekulli e një muzeu shëtitës, siç po kthehet sot Tirana, por do të jetë ndoshta epiqendra më kreative për Keitin e ardhshëm shqiptar, që do duan të marrin këtë shkollim alternativ. Ne kemi bërë pak akupunkturë rreth Piramidës. Aty pranë kemi brë një park lojërash, për të parë si mbushet me jetë ajo hapësirë”, – u shpreh Veliaj.
Ndërkohë, sa i përket kalendarit të punimeve, Veliaj bëri të ditur se në dy muajt e ardhshëm do të finalizojmë detajet dhe skicat finale dhe për të vazhduar më pas me pastrimin dhe heqjen e të gjithë objekteve të tepërta dhe për të filluar punën.
Top Channel