Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë vënë në pranga dy të rinj pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ata janë shtetasit A.P, 27 vjeç dhe J.P, 25 vjeç banues në fshatin Buçimas.

Pogradec

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.P, 27 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, (të dy me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje).

Pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krëhra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.

Top Channel