Nis Reforma Zgjedhore. Opozita e re, marrëveshje me mazhorancën

25/04/2019 15:05

Ndryshimi i sistemit zgjedhor do të jetë në krye të axhendës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili ndryshoi jo vetëm konfigurim, por edhe afatet, ndërsa bashkëkryetare nga radhët e opozitës u caktua Rudina Hajdari.

Kryetari i grupit socialist, Taulant Balla paralajmëroi ashpërsim të masave për shitblerjen e votave, ndërsa nuk kurseu akuzat për LSI-në kur rrëfeu një bisedë me demokratin Edmond Spaho: “Në vitin 2017 Spaho më rrëfente se si LSI-ja vidhte votat”.

Krahas bojkotit të procesit nga koaliconi opozitar, 42 parti janë gati të marrin pjesë në zgjedhje, mes tyre edhe partia e Astrit Patozit.

Një prej themeltarëve të Bindjes Demokratike, Andi Përmeti u betua bashkë me 5 deputetët e ri të Parlamentit.

Top Channel