Nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte foli edhe kryeministri Rama, i cili u ndalë gjatë për marrëdhëniet me opozitën në Kuvend dhe atë jashtë Kuvendit. Rama i kujtoi drejtuesve të PD dhe LSI kodin penal që dënon me burg ata që pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve

“Opozita e rrugës ka vendosur të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve. Pasi doli nga rruga e jetës Parlamentare, duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike. Kush i ka dëgjuar protestuesit e opozitës pa i prekur me dorë! Tani thonë pse na prekni me gaz.  Po me çfarë t’ju prekim?  T’ju tundim palmat që t’ua bëjmë më të lehtë erën nga mbrapa, që të ju fusim në pushtet. Pse faji jonë është  që s’ka erë për të fryrë velat e varkës?

Gazi lotsjellës është protokoll uniformë për të gjithë vendet dhe aty ku nuk funksionon si në Paris, Athinë, e kudo tjetër, kërcet dajaku, Kurse këtu jo. Këtu dajakun e ha policia. I ka dëgjuar gjithë bota marrëzitë e tyre dhe përsëri sot janë në rrugë ata. Tani për çfarë kanë dalë?! Se për çfarë kanë dalë, ajo dihet. Kanë dalë në rrugë se nuk vinë në zgjedhje se po të vijnë në zgjedhje, dalin ashtu siç hyjnë. Po kanë dalë në rrugë dhe thonë, ju me leni votat, ndërkohë që në vitin 2017, një problem kishin, si të ruanin votat se do ua blinte ‘fallxhorja’”, tha Rama.

Top Channel