Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, shtetasin shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Njoftimi
Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.
Shtetasi Ali Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Gjithashtu, po nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G.B., 48 vjeç, pasi autoritetet Greke të drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.
Shtetasi G.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Top Channel