Autoriteti i Mediave Audio Vizive ka vënë në sitë të gjithë territorin e vendit për goditjen e piraterisë televizive përmes IPTV dhe televizioneve kabllore.

Në pak ditë janë sekuestruar disa subjekte dhe janë vendosur gjoba deri në 50 mijë dollarë.

“Janë bërë 30 inspektime, janë vendosur 9 sanksione me gjobë, janë sekuestruar 3 subjekte të cilët kanë qenë pa autorizim”, tha Gent Sala, kryetar i AMA.

Kontrolli ndaj IPTV dhe kablloreve do të jetë konstant.

Përveç dëmit që u shkaktohet subjekteve të licensuara pirateria televizive dëmton edhe qytetarët e thjeshtë të cilët jo vetëm nuk marrin shërbimin, por edhe humbin paratë e abonimit që kanë bërë pasi IPTV dhe kabllorët që piratojnë nuk ofrojnë siguri dhe garanci.

Top Channel