Taksa e infrastrukturës dhe ajo e pronës kanë rritur të ardhurat e bashkive.
Nga monitorimi i të përdorimit të financave publike vendore nga Co Plan, rezulton se totali i të ardhurave lokale në Shqipëri nga burimet bashkiake ishte 24,2 miliardë lekë, gati 250 milionë dollarë në 2018 me rritje 19,1% ne terma vjetore.
Por kjo rritje e burimit të të ardhurave në pjesën më të madhe ka shkuar për paga personeli dhe shpenzime operative dhe jo për investime, thotë merita toska e cila ka hartuar raportin e detajuar për monitorimin e financave vendore.
“Burimet financiare të shtuara janë kanalizuar mesatarisht per 70 % në mbulimin e shpenzimeve korente, pra thënë ndryshe shpenzime për paga për personelin dhe shpenzimet operative ndërkohë rreth 30% e tyre per shpenzime kapitale, ku shpenzimet kapitale rezultojnë të jenë tkurrur krahasuar me vitin e mëparshëm dhe ato të jenë zgjeruar krahasuar me vitin e mëparshëm”, tha Merita Toska, eksperte e financave Co Plan.
Uljen e shpenzimeve për personelin nuk e ka ndihmuar as reforma territoriale.
“Ndonëse reforma administrative territoriale synonte. Të kishte një lloj tkurrej të shpenzimeve përsa i përket personelit dhe atyre operative faktikisht kjo gjë nuk ka ndodhur”, tha Merita Toska, eksperte e financave.
Gjithësi do të jenë qytetarët, të cilët do të gjykojnë në lidhje me shpenzimet e kryera nga bashkitë.
“Apriori ne nuk mund të themi që rritja e shpenzimeve korente ishte mirë apo ishte keq dhe këtë gjë ndoshta qytetarët ndoshta do ta tregojnë në zgjedhjet e ardhshme në qershorin e vitit 2019”, thotë Merita Toska.
Top Channel