Wake Up/ “Engjejt e Amerikës” drama që trajton çështjet e seksit, homoseksualizmit dhe besimit

24/04/2019 12:14

Teatri Kombëtar sjell premierën e një prej produksioneve më të mëdha të tij, “Engjëjt e Amerikës” në datën 27 dhe 28 prill ora 19:00.

Kryevepra e autorit të njohur Anthony Kushner do të vijë në skenë e ”ArTurbina” nën regjinë e Arben Kumbaros. Një vepër shumëdimensionale e gjithëpërfshirëse ku flitet për dashurinë, seksin, homoseksualetin, fenë, politikën, Zotin dhe për të ndryshmit nga ne, për kuptimin e jetës.

Një apel për ndryshim kulturor, për më shumë tolerancë, mirëkuptim, dashuri dhe paqe në botë. Në këtë dramë do interpretojnë në skenë për publikun aktorët, si Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Donald Shehu, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri dhe Vasjan Lami.

”Engjëjt e Amerikës” është cilësuar si një nga kryeveprat e dramaturgjisë bashkëkohore nga Anthony Kushner dhe është fituese e “Tony Aëards”, “Pulizer Prize”, “Drama Desk”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA