Deri para pak kohësh, therja dhe tregtimi i kafshëve bëhej pa asnjë kriter. Në mes të rrugës, ose në thertore të improvizuara qëndronin kasapët, të cilët tregtonin mishin jashtë çdo standardi. Por, kjo u vu nën kontroll nëpërmjet disa aksioneve dhe një ligji për veterinarinë.

Sot, një pjesë e mirë e thertorëve janë me standarde, të ngjashme me atë ku hyri edhe kamera e emisionit “Top Story”. Higjiena është më e pastër dhe kushtet janë më të mira. Por, kjo nuk mjafton për të tregtuar mish të sigurtë.

Problemi kryesor qëndron me abuzimin që bëhet nga individë të ndryshëm, duke therur kafshë të pamatrikulluara në lindje. Sesi realizohet ky proces do ta tregojmë hap pas hapi, nëpërmjet investigimit që “Top Story” ka bërë.

Kamera jonë ishte në tregun e gjësë së gjallë në Gostimë të Cërrikut. Aty shikon me lehtësi sesi shiten kafshë të pamatrikulluara, në shkelje të plotë me ligjin. Ky treg duhej të ishte mbyllur sipas një vendimi të Bashkisë së Cërrikut, por çuditërish vijon normalisht aktivitetin çdo të dielë.

Sipas ligjit për veterinarinë, në hyrje të tregut duhet të gjendet një veteriner, i cili nuk duhet të lejojë kafshët e pamatrikulluara dhe që nuk shoqërohen me certifikatën e lëvizjes që të hyjnë në treg.

Për ta bërë më të thjeshtë për të gjithë, le të shpjegojmë se çfarë është procesi i matrikullimit dhe kur duhet të kryhet ai.

“Matrikullimi është procesi i identifikimit të kafshës dhe pajisjes së saj me një ‘kos’ unik që në momentin e lindjes dhe gjatë të gjithë jetës së saj. Në momentin e lindjes së një kafshe, fermeri njofton veterinerin dhe ai bën t gjithë procesin e matrikullimit të kafshës dhe plotësimin e kartelës së kafshës. Kjo është procedura normale që duhet të ndodhë. Sot në Shqipëri, fermeri nuk është i interesuar që të identifikojë kafshën për shumë arsye. Midis të tjerash, nuk e ndien veten të mbështetur dhe të përfaqësur nga shteti. Ndaj, ai nuk gjen arsyen që të telefonojë veterinerin për të identifikuar kafshën”, tha Ervin Resuli, veteriner.

Top Story/ Matrikullimi proces fiktiv, nuk kryehet në shumicën e rasteveDeri para pak kohësh, therja dhe tregtimi i kafshëve bëhej pa asnjë kriter. Në mes të rrugës ose ne thertore të improvizuara, qëndronin kasapët të cilët tregtonin mishin jashtë çdo standarti. Por kjo u vu nën kontroll nëpërmjet disa aksioneve dhe një ligji për veterinarinë. Sot, një pjesë e mirë e thertorëve janë me standarte, të ngjashme me këtë që po shikoni aktualisht. Higjena është më e pastër dhe kushtet janë më të mira. Por kjo nuk mjafton për të tregtuar mish të sigurtë….Problemi kryesor qëndron me abuzimin që bëhet nga individë të ndryshëm duke therur kafshë të pamatrikulluara në lindje. Se si realizohet ky proces do ta tregojmë hap pas hapi, nëpërmjet investigimit që Top Story ka bërë. Këtu jemi në tregun e gjësë së gjallë në Gostimë të Cërrikut. Aty shikon me lehtësi sesi shiten kafshë të pamartikulluara, në shkelje të plotë me ligjin. Ky treg duhet të ishte mbyllur sipas një vendimi të Bashkisë së Cërrikut, por çuditërish vijon normalisht aktivitetin çdo të dielë.Sipas ligjit për vetenerinë, në hyrje të tregut duhet të gjendet një veteriner i cili nuk duhet të lejojë kafshët e pamatrikulluara dhe që nuk shoqërohen me çertifikatën e lëvizjes që të hyjnë në treg.Për ta bërë më të thjeshtë për të gjithë le të shpjegojmë se cfarë është procesi i matrikullimit dhe kur duhet të kryhet ai.“Matrikullimi është procesi i identifikimit të kafshës dhe pajisjes së saj me një kos unik, që në momentin e lindjes dhe gjatë gjithë jetës së saj. Në momentin e lindjes së një kafshe, fermeri njofton veterinerin dhe ai bën gjithë procesin e matrikullimit të kafshës dhe plotësimin e kartelës së kafshës. Kjo ëshët proceduar normale që duhet të ndodhë. Sot në Shqipëri fermeri nuk është i interesuar që të identifikojë kafshën për shumë arsye. Midis të tjerash nuk e ndien vetën të mbështetur dhe të përfaqësur nga shteti dhe ai nuk gjen arsyen që të telefonojë veterinerin për të identifikuar kafshën”, tha Ervin Resuli, Veteriner

Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 24, 2019

Top Channel