Lideri koreano-verior, Kim Jong-un ka mbërritur në Rusi mëngjesin e të mërkurës për takimin e tij të paralajmëruar me Presidentin Vladimir Putin, në qytetin port të Vladivostokut.

Por ndryshe nga liderët e tjerë botërorë që zgjedhin avionin për të vizituar Rusinë, Kim Jong-un, ka zgjedhur të udhëtojë me trenin e tij të blinduar.

Media koreano-veriore publikoi foto të Kimit që përshëndeste Rojat e Nderit dhe njerëzit me lule, në stacionin hekurudhor para se të ngjitej në trenin e tij të blinduar, ngjyrë kaki, për udhëtimin e gjatë. Agjencia ruse e lajmeve Tas citonte një zyrtar lokal që thoshte se Kimit i ishin dhënë lule, bukë dhe kripë pasi kishte kaluar kufirin.

Takimi me Putinin do të mbahet të enjten dhe do të fokusohet, sipas Kremlinit, tek programi bërthamor i Koresë së Veriut, me Rusinë që do të tentojë të konsolidojë trendet pozitive që vijnë nga takimet e mëparshme me Presidentin amerikan, Donald Trump.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA