Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori, gjithçka ndodhi pas sherrit banal Emisioni Ivestigativ Fiks Fare zbuloi një natë më parë sesi fermerët shqiptarë përdornin stimulantë dhe hormone për pjekjen para kohe të fruta-perimeve në zonën e Muzeqesë.
Shqetësimeve të ngritura, Ministria e Bujqësisë iu përgjigj duke thënë se produktet shqiptare janë të certifikuara nga vendet e Bashkimit Europian ku eksportohen.
Dhimo Kote, zëvendës ministër i Bujqësisë thotë se frutat dhe perimet e prodhuara në Shqipëri nuk dalin përpara sezonit të rajonit dhe se i njëjti produkt është i destinuar edhe në Shqipëri.
Gjithsesi pranohen se janë zbuluar raste të përdorimit e tepruar të stimulantëve dhe hormoneve, por nuk jemi në gjendje alarmi.
Zoti Kote thotë se ky proces funksionon kështu edhe në vendet e BE dhe se përdorimi më i zakonshëm i kimikateve lidhet me mos përdorimin e bletëve për pjalmimin e luleve.
Ndërkohë në investigimin e emisionit Fiks Fare tregoheshin qarte se si fermerët përdornin stimulantë për skuqje nga jashtë të fruta-perimeve.
Gjatë bisedës me një punonjës sere në Lushnje, “Fiks Fare” zbuloi se bima e shalqirit mund të vilej brenda 10 orëve me anë të ndërthurjeve të disa hormoneve bashkë.
Top Channel