Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e jugut, ka sjellë pezullime të lundrimit detar. Trageti i linjës Vlorë- Brindisi nuk është nisur mbrëmjen e djeshme me pasagjerë për të mbërritur sot në portin e Vlorës, pasi shpejtësia deri në 20 m/s dhe deti me dallgë deri në 8 ballë në det të hapur ka pezulluar çdo lëvizje detare.

Kapiteneria e portit të Vlorës bën me dije për çdo mjet detar të marri masat që anijet që janë në det të strehohen në gjiret e Karaburunit për tu mbrojtur nga era, deri në një njoftim të dytë.

Po ashtu Bashkia e Vlorës njofton qytetarët e saj që të bëjnë kujdes në lëvizjen poshtë pallateve nga rreziku i objekteve që mund të bien nga era e fortë. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme deri në mbrëmje ku parashikohet që fuqia e erës dhe detit të ulet.

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës do të vijojë deri në orët  e mbrëmjes,deri në njoftim të dytë nga kapiteneria e portit të Vlorës.

Top Channel