Studimi tregon efektet e obezitetit në strukturën e trurit të një njeriu.
Një studim i cili grumbulloi skanime të rezonancës magnetike të mijërave personave, zbuloi se personat në një peshë më të madhe kanë ‘vëllime më të vogla të strukturave të rëndësishme të trurit’.
Mungesa e materieve gri tregojnë humbje të qelizave nervore, ndërsa ndryshimet e materies të bardhë mund të ndikojnë në mënyrën se si trasmetohen sinjalet elektrike brenda organit vital.
Materia gri luan një rol të rëndësishëm në ‘qendrën tonë të shpërblimit’, në këtë mënyrë këto ndryshime mund të bëjnë të vështirë për personat obezë që të kontrollojnë peshën e tyre.
Obeziteti mendohet të çoj në inflamacion i cili dëmton indin e trurit, por kjo mbetet e paqartë.
Top Channel