Shtyhet seanca për Balilin, ja arsyeja
23/04/2019 12:56
Seanca për Klement Balilin është shtyrë. Shkak është bërë kërkesa e avokatit të tij Theodhori Sollaku i cila ka thënë se i nevojitet më shumë kohë për mbrojtjen.
Kjo pasi fashikulli i prokurorisë ka volum prej 1100 faqesh.
Gjykata vendosi datën 7 maj si seancën e radhës për të realizuar mbrojtjen e Klement Balilit.
Ndërkohë mësohet se Balili ishte i pranishëm në seancë.
Top Channel