Policia e Torinos arrestoi një 32-vjeçar për plagosjen me thikë të një baristi. Në pranga ka rënë shtetasi S.B., i cili jetonte në Itali ilegalisht. Përveç tentativës për vrasje, ai akuzohet edhe për vjedhje.
Në pranga ka rënë edhe i vëllai, shtetasi, A,B., 25 vjeç, gjithashtu një emigrant i paligjshëm në territorin italian dhe i njohur si person me precedent penal.
Plagosja me 4 prill
Mbrëmjen 4 prillit, policia njoftohet se në një bar në Milano kishte ndodhur një plagosje. Baristi, që ishte gjithashtu edhe pronari, kishte plagë të shkaktuara nga thika në gjoks dhe krahun e majtë. Sipas policisë, i dëmtuari ishte plagosur me shqiptarin, pasi ky i fundit së bashku me bashkatdhetarin e tij, kishin ngacmuar klientët e barit.
Zënka gjatë gjithë natës
Pasi u takuan privatisht, mes italianit dhe shqiptarit pati një debat të ashpër. Fillimisht ata shkëmbyen fyerje njëri me tjetrin dhe më pas degjeneruan në përleshje fizike. Të dy u ndanë nga njerëzit që ishin të pranishëm dhe menaxheri i barit iku me makinën e tij. Pavarësisht kësaj, shqiptari e ndoqi nga pas dhe e godit me thikë në gjoks dhe shpatull.
I plagosuri është në spital
Viktima është transportuar në spital me një prognozë prej 20 ditësh. Hetimet nga agjentët e Komisariatit të Milanos, çuan në identifikimin e agresorit, duke e gjetur atë në shtëpinë e të dashurës së tij. Në shtëpinë, ku ishte i pranishëm edhe vëllai i tij, policia gjeti më shumë se 130 objekte të çmuara, si dhe disa thika, mjete të dobishme për shpërbërje, 2800 euro në para të gatshme dhe objekte të tjera të vjedhura.
Gjetja e mallrave te vjedhura
Gjetja e mallrave të vjedhura janë konfiskuar. Në javët e ardhshme, artikujt e çmuar që gjenden do të jenë në dispozicion në faqen e internetit të Policisë.
Top Channel