Në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa për regjistrimin e Partisë më të re në vend, të dalë nga opozita, Bindja Demokratike.

Pas regjistrimit në Gjykatë partia më e re politike pritet të regjistrohet edhe pranë KQZ, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Deri tani kemi mësuar se partia do ketë bord drejtues i përbërë nga 6 anëtar ku koordinator i bordit drejtues do jetë Astrit Patozi.

Kjo bëhet që partia e re të mos ketë një drejtues që do të forcojë pozitat e tij në krye të partisë dhe me vendimmarrje të përqendruar, por për të marrë vendime kolegjiale.

  Përfundon takimi “themelues”, Patozi: S’fshehim gjë, do t’i mësoni nesër!

Megjithatë, nga ajo që është mësuar, Rudina Hajdari është distancuar nga kjo nismë e lançuar fillimisht prej saj, madje duke u konsideruar edhe kryetarja e mundshme saj, pasi anëtarët e grupit të ri parlamentar demokratik nuk kishin pranuar fraksionimin e PD-së ku të përfshihej edhe Astrit Patozi.

  E paprecedentë! “Bindja Demokratike” pa kryetar, por me bord drejtues

Ndryshe nga çfarë pritej, deputetja Rudina Hajdari vendosi të heqë dorë nga angazhimi i drejtpërdrejtë në këtë forcë të re, në të cilën ajo vetë u përfol edhe si kryetare.

Përmes një urimi në “Twitter”, Hajdari i uroi suksese forcës së re politike, duke bërë të qartë se ajo nuk do të ketë lidhje me këtë grupim të ri, pasi do të jetë e fokusuar në drejtimin e Grupit Parlamentar.

“Duke i uruar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit, dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap, nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem te puna dhe objektivat e Grupit Parlamentar Demokrat”, deklaroi Hajdari.

Top Channel