HEC-e në Mirditë, banorët dalin në protestë: Ndal shkatërrimit!
23/04/2019 11:31
Banorët që preken nga ndërtimi i HEC-ve në zonën e Mirditës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e tyre nga firmat fantazma siç i quaje mirditorët.
Me mbishkrime të ndryshme: “Jo HEC-e në Mirditë!”, “Jo shkatërrimit të lumenjve dhe natyrës!”, banorët u bashkuan në sheshin “Abat Doçi” në qendër të Rrëshenit për t’i thënë “Ndal shkatërrimit të Mirditës dhe pasurisë së saj!”.
Në protestë, morën pjesë banorë të Kurbneshit, Selitës, Fanit, Oroshit, Kaçinari, aty ku do të ndërtohen HEC-et
Top Channel