Binjaket ‘mbretëresha’ të të pasmeve

23/04/2019 22:58

Dy binjake kanë pushtuar rrjetet sociale me format e tyre. Të pagëzuara si “mbretëreshat e të pasmeve”, Nadia dhe Dana Bruna, 32 vjeçe, thonë se po u marrin frytet ndërhyrjeve që kanë bërë për të rritur përmasat.

Binjaket postojnë gjithmonë foto provokuese në rrjetet sociale, ku ndiqen nga qindra-mijëra fansa.
Famën fillestare e morën përmes Instagramit, ku postonin mbi 150 foto në ditë, ndërsa tashmë kanë një profil të tyrin në aplikacionin “Supe”, ku përdoruesit duhet të paguajnë për të parë një foto ose një video.

Dy motrat thonë se nga ky biznes fitojnë mesatarisht mbi 40 mijë dollarë në muaj dhe se profilet e tyre janë ndër më të kërkuarit në aplikacionin me pagesë.

“Jemi të pasmet më të famshme në Instagram dhe të pasmet shesin shumë”, thotë Dana.

Të lindura në Argjentinë, 32-vjeçarët janë transferuar tashmë në Florida, ku po mendojnë të zgjerojnë ‘biznesin’ e vet dhe jo vetëm që janë pajtuar me faktin se nga meshkujt shihen vetëm si ‘objekte seksi’, por edhe e përforcojnë këtë këndvështrim.

“E vërtetë! Meshkujt na shohin si objekt seksi dhe këtu mendojmë se nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi. Ne duam të ndihmojmë vajzat e tjera që të fitojnë vetëbesimin dhe të prekin suksesin”, thotë Nadia.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA