Në ditëlindjen e tij të 90, Lekë Tasi çel ekspozitën “Vizatimet e një jete”. Artisti i tri kohëve nuk mund të thuhet se ka pasur një jetë të lehtë, mes internimit dhe vuajtjeve familjare. Megjithatë, ai jetën e konsideron dhuratë dhe e do me gjithë fuqinë e tij.

“Cilët janë ata faktorë që më formuan të tillë siç jam tani. Muzika, iluzioni se jeta është e bukur”, shprehet Lekë Tasi, artist.

Ai jetoi dhe punoi i shkëputur prej rrymës së vetme sunduese në Shqipëri, realizmit socialist. Rasti i tij dëshmon që prej vështirësive mund të rrjedhin forma të larta shprehjeje. Ashtu sikurse është ky shpatar me buzëqeshje të hidhur.

“Ka një buzëqeshje zeher”, thotë Lekë Tasi.

E kuruar nga Zef Paci dhe “Platforma Harabel”, kjo ekspozitë është një përzgjedhje e vogël e një projekti të gjatë artistik. Nëpërmjet vizatimeve, ai e drejton vëmendjen kah historive të vogla, anekdotave, tensioneve etj..

“Kam nisur të jem romantik, pastaj kalova tek ekspresionizmi me përafërsi. Domethënë të shprehësh diçka, jo të ndikohesh nga fryma e një momenti”, tha artisti.

“Vizatimet e një jete qëndron e hapur për publikun në “Galerinë Fab”, ku artisti shpesh pret vizitorët dhe diskuton me ta rreth krijimeve të veta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA