Open/ Nishani: Partia e Patozit e financuar nga Edi Rama
22/04/2019 21:34
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi në Open se themelimi i partisë së re nuk është një zhvillim real, por i stisur.
“Ne jemi vend i lirë dhe kushdo mund të përfshihet në politike, por këtu çështja është gjetkë. Edi Rama ka 20 vite në pushtet dhe nuk ka ofruar asnjë shërbim e kontribut publik”, tha ai.
Sipas Nishanit, Rama ka vite që financon për asgjësimin e opozitës, siç po e bën sipas tij dhe me këtë lëvizje.
Top Channel