Dashuri Salilllari ngrihet çdo ditë në orën katër të mëngjesit. Bën punët e shtëpisë dhe niset për te ferma e saj 10 minuta larg. Në fshatin Fushë Peshtan në qarkun e Beratit, Dashuria ka bërë realitet ëndrrën e saj për një fermë .
“Kemi që në vitin 2003 që e kemi mbushur fermën plot. E kemi ndërtuar gradualisht dhe me forcat tona, kemi marrë borxh”, tregon
Kjo fermë është ëndrra e një jete. Tani ka 23 krerë bagëti. Puna është e vështirë dhe kostot veterinare të larta.
“Është e vështirë shumë që të mjelësh lopët pa makineri sepse ky proces bëhet dy herë në ditë dhe të dhembin kyçet e duarve. Lopët nuk i blemë, por i morëm të vogla dhe i rritëm vetë sepse nuk kishim lekë”, rrëfen Dashuria për vështirësitë.
Fermerja ka një dëshirë të krijojë edhe një baxho. Por kjo nismë kërkon punëtorë. Nga mëngjesi në darkë Dashuria e kalon ditën në fermë dhe e vetmja ndihmë që i vjen është nga bashkëshorti i saj. Edhe pse thotë se i mungon subvencioni, me të ardhurat nga ferma arrin të mbajë familjen e të arsimojë fëmijët. Ajo ka një mesazh: kush ka një ëndërr le ta realizoj me punë e vullnet, ndërsa kërkon më shumë vëmendjen për njerëzit që si ajo e duan punën.
Top Channel