Policia e Shtetit njoftoi sot zyrtarisht ka vënë në pranga katër persona si autorë të dyshuar në grabitjen e 9 prill, ku janë vjedhur me armë një sasi e kosiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj.

Sipas të dhënave zyrtare, policia në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur  ndalimi  i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht: O. V., 38 vjeç, banues në  Krujë;  A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshem në Tianë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”; R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan, Elbasan dhe banues në Elbasan.

Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve  janë  përdorur teknika speciale hetimore  dhe janë përfshirë strukturat  operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Gjithashtu gjatë kontrolleve  janë  gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta  të cilat  do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet  procedurale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale  të  “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA