Edhe qyteti i Cërrikut tashmë ka një qendër ku nuk mungojnë ambientet çlodhëse dhe argëtuese për fëmije. E gjithë hapësira rekreative duket sikur i ka dhëne gjallëri qytetit të vogël.

Po ashtu një pamje tërheqëse, qendra e qytetit ka marrë nga rikonstruksioni total i kinemasë, e cila u dogj disa vite më parë. Kinemaja është ri-konstruktuar me fonde të Bashkime Cërrik dhe IACA-s dhe përfshin edhe krijimin për herë të parë të një biblioteke qyteti

Po ashtu edhe akset lidhëse drejt qytetit te Cërrikut janë rikonstruktuar se fundmi. Problem mbeten lagje të varfra si lagje Fermë, në të cilat kërkohen jo vetëm investime por edhe nxitje të punësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA