Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethin e Lushnjës.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat pranë fshatit Barbullinj. Mjeti tip Toyota është përplasur kokë me kokë me mjetin tip Benz.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 7 persona të cilët udhëtonin në të dy mjetet. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjës.
Sipas informacioneve të marra në spitalin e Lushnjës të plagosurit kanë marre plagë të shumta, por më rëndë paraqitet një vajzë 13 vjece K.P nga Gajda e Beratit e cila ka marrë plagë të rënda në kokë.
Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje, në makinën tip Toyota udhëtonin prindërit me 3 fëmijë, ndërsa në atë tip Benz udhëtonin 2 persona.
Ende nuk dihen shkaqet e qarta të aksidentit, por mendohet që shpejtësia e njërit nga mjetet dhe humbja e kontrollit ka bërë që përplasja të jetë e fortë dhe ballore.
Top Channel