Statistikat botërore tregojnë se 1 në 3 femra dhe 1 në 5 meshkuj të moshës mbi 50 vjeç janë të prekur nga sëmundja e kockave. Në vendin tonë, sipas mjekëve, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, për shkak të mënyrës së jetesës dhe shkallës së ulët të diagnostikimit.

Humbja e masës kockore fillon si te burrat dhe te gratë, pasi kanë kaluar 35 vjeç. Por, te femrat kjo theksohet edhe më shumë në menopauzë dhe pas saj. Në disa raste, humbja e masës kockore mund të jetë aq e madhe, sa mund te çojë në thyerje të kockave në mënyrë spontane (pa ndonjë shkak të vërtetë).

Osteoporoza është sëmundja më e përhapur në popullatë. Trajtimi i saj duhet të nisë në faza fillestare përpara se kocka të nisë të humbasë indet e saj. Tek disa pacientë humbja kockore apo dëmtimi i nyjeve të ndryshëm të kockave është aq i madh sa mjekët ndërhyjnë duke vendosur proteza totale.

Por, si bëhet vlerësimi i dhimbjeve të kockave? Cilat sëmundje na rrezikojnë më shumë? Cilat janë ndërhyrjet më të shpeshta kirurgjikale? Sa na kushton parandalimi i sëmundjeve të kockës?

Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20, në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA