Diktatori sovjetik Jozef Stalin terrorizoi popullin e tij, por për herë të parë një sondazh thotë se shumica e rusëve e vlerëson atë. Qendra ‘Levada’ , anketoi rusët e moshës 18 vjeç e lart në 137 qytete gjatë muajit mars. Rezultati: 51% e respektojnë, si dhe e admirojnë Stalinin. Në vitet 1930, terrori komunist i Stalinit përfshiu BRSS, dërgoi miliona  persona në kampet e punës.

Por fitorja sovjetike mbi Gjermaninë naziste është një burim i krenarisë kombëtare. Sondazhi ‘Levada’ ka dalë në konkluzionin se Stalini është më i vlerësuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit, një periudhë që e ka parë portretin e tij të rishfaqet në të gjithë Rusinë, shpesh me miratim zyrtar. Statuja të reja të Stalinit janë ngritur në vende të ndryshme. Një gazetë ruse botoi lajmin me titull: “Stalini Superstar”. Ju mund të blini kalendarët me portretin e Stalinit, magnete frigoriferi që kanë të stampuar fytyrën e tij dhe relikeve të tjera në dyqanet ruse.

Por, pse kjo lidhje dashurie ndaj një udhëheqësi që shkaktoi kaq shumë vuajtje? Shkencëtari politik Yekaterina Shulman ka theksuar tre faktorë të rëndësishëm në shoqërinë ruse.

Kalimi i kohës:  Sipas asaj, një prej tyre është kalimi i kohës

Propaganda shtetërore: Zonja Shulman tha “le të mos i mbyllim sytë përpara faktit se Stalini shihet si fitues në luftë dhe një udhëheqës i mençur dhe në thelb periudha sovjetike po shënohet si koha më e mirë”.

Ndjenjat anti-elite: “Kjo është pjesa më interesante”, tha Shulman. “Përmendja e Stalinit nuk ka të bëjë me individin, por ajo që ka mbetur në kujtesën popullore.  Ai  është parë si një simbol i disiplinës së hekurt dhe fjalës së fundit në betejën kundër burokratëve të lakmuar, të cilët sfidojnë çdo autoritet”.

Qëndrimet ruse ndaj Stalinit kanë ndryshuar gjatë dekadave.  Në jetën e tij ai adhurohej nga miliona qytetarë sovjetikë, ndërsa propaganda sovjetike e demonizoi  çdo disident si “agjent të huaj” dhe  “kryengritës”.

Në vitin 1956, pas vdekjes së Stalinit, erdhi një moment kur udhëheqësi komunist Nikita Hrushovi denoncoi kulturën dhe diktaturën e personalitetit të Stalinit, në një fjalim të fshehtë në Kongresin e 20-të të Partisë. Kjo çoi në një shkrirje të përkohshme të shtypjes politike, pasi mijëra të burgosur u liruan nga kampet e punës të Stalinit.

Por në dekadat vijuese autoritetet sovjetike mbuluan shkallën e vërtetë të krimeve të Stalinit. Disidenit Alexander Solzhenitsyn kronikoi regjimin e ashpër në kampet e Gulagut të Stalinit dhe u persekutua për të.

Ringjallja e “Heroit” të Stalinit

Shumë rusë u tronditën  kur  mësuan të vërtetën në fund të viteve 1980, kur ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov ngriti velin mbi stalinizmin, me politikën e tij “. Teprimet e Stalinizmit lënë gjurmë të thella në të gjithë Evropën Lindore, ku shumë njerëz ende e fyejnë atë për brutalitetin dhe intolerancën e kohës komuniste.

Sipas hulumtimit të Levada, në fillim të viteve 2000, opinioni rus ishte i balancuar në mes të atyre pro- dhe anti-Stalin. Në vitet 2008-2014 shumica e të anketuarve kishin një qëndrim neutral ndaj Stalinit. Por që nga viti 2015, në të gjitha grupmoshat, përqindja e atyre me mendime të favorshme për Stalinin është rritur në mënyrë të qëndrueshme.

Sociologia Levada Karina Pipiya i tha BBC Russian: “Ka një rritje  ndaj nostalgjisë për periudhën sovjetike dhe Stalinit  si udhëheqës. Stalin shihet si figura kryesore që mundi fashizmin, i cili merr nderimet për fitore në Luftën e Madhe Patriotike. është një simbol i krenarisë kombëtare për të gjithë rusët, madje edhe për ata që kanë lindur në periudhën post sovjetike “.

Ky mendim pozitiv është rritur nga zhgënjimi aktual lidhur me politikën sociale dhe vështirësitë ekonomike”, tha ajo. Reforma e sistemit të pensioneve u zhvillua me  shumë kundërshtime dhe “shumë mendonin se shteti po neglizhonte përgjegjësitë e saj sociale”.

“Rritja më e madhe e mbështetjes për Stalinin është grupi më i ri – ata të moshës 18-30 vjeçare. Perceptimi i tyre ndaj Stalinit bazohet në mit, ushqyer nga gjeneratat më të vjetra “, tha ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA