Policia ushtarake malazeze ka konfiskuar rreth 50 kilogramë drogë në një anije detare trajnimi, pak orë para se mbi të të disa studentë për një udhëtim trajnimi, tha të premten ministria e mbrojtjes dhe mediat lokale.

Në një kontroll të menjëhershëm, të realizuar në orët e para të mëngjesit, policia ushtarake gjeti “dhjetëra kilogram materie që duket të jetë një substancë psikoaktive”, brenda Jadran, një anije me vela e cila u ankorua në portin e Adriatikut në Tivar, tha ministria .

Zhytësit e marinës malazeze gjithashtu kanë kontrolluar rreth e qark anijes, tha ajo në një deklaratë. E përditshmja Vijesti, me bazë në Podgoricë, tha se autoritetet kishin kapur deri në 50 kilogramë kokainë në bordin e anijes, por që nuk ishin bërë arrestime.

Mësuesit dhe studentët e Fakultetit Detar të Malit të Zi nuk ishin në bordin e anijes gjatë bastisjes, tha ministria. Ata u pritën të hipnin në anije më vonë dhe të nisen në një udhëtim trajnues.

“Organet e departamentit të policisë dhe policia ushtarake … po ndërmarrin hapa për të zbuluar fajtorët”, tha ministria në një deklaratë.

Jadran, dikur anija kryesore e stërvitjes së Akademisë së Marinës Jugosllave, tashmë e vjetruar, u mor nga marina e Malit të Zi, pasi vendi shpalli pavarësinë nga Beogradi në vitin 2006. Ajo përdoret vetëm për qëllime trajnimi.

Top Channel