Policia e Shkodrës ka bërë një operacion ku arrestoi në flagrancë dy persona për vepra të ndryshme penale. Konkretisht në Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H. 30 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, pasi në lagjen “Salo Halili”,  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë tip Beretta, me një krehër me15 fishekë. 

Arrestimi  për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. 26 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët  dyshohet se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.

26-vjeçari  u arrestua për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve tē zjarrit dhe municioneve”  si dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.  Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Top Channel