Tre alpinistë të mirënjohur janë zhdukur dhe prezumohen të vdekur, pas rënies së një orteku në malet Rocky të Kanadasë, tha të enjten agjencia “Parks Canada”.

Burimet mediatike thanë se alpinistët janë amerikani Jess Roskelley, 36 vjeç dhe austriakët David Lama, 28 vjeç dhe Hansjörg Auer, 35 vjeç, duke shtuar se ata janë vrarë, pasi u përpoqën të ngjitnin një rrugë sfiduese në Howse Peak në Parkun Kombëtar të Banff.

Roskelley ishte më i njohur për ngjitjen në malin Everest në moshën 20 vjeçare në vitin 2003, duke e bërë atë personin më të ri në atë kohë që u ngjit në malin më të lartë të botës.

Lama dhe Auer ishin gjithashtu alpinistë të klasit botëror të cilët kishin ngjitur disa nga rrugët më të vështira rreth globit.

Parks Canada nuk i publikoi emrat e tre burrave, por i përshkroi ato si atletë profesionistë të malit dhe me shumë eksperiencë. Agjencia qeveritare në një deklaratë tha se partia ishte duke u kërkuar në faqen lindore të Howse Peak, pasi ishte raportuar të mërkurën vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA