Të gjithë sytë nga qielli! Sonte Hëna “bëhet” rozë
19/04/2019 19:55
Astronomët, por dhe qytetarët në mbarë botën do të shikojnë në qiell sonte “Hënën rozë”.
Pavarësisht nga emri i saj, nuk ka ndryshim në fakt të ngjyrës në pamjen e sipërfaqes hënore, por fenomeni e ka emrin kështu pasi përputhet me lulëzimin e një lule të egër rozë.
Emri vjen nga një lloj trëndafili i cili lulëzon në pranverën e hershme në SHBA dhe Kanada.
Ashtu si çdo hënë tjetër e plotë, qytetarët do jenë në gjendje të shohin sot në mbrëmje Hënën me gjithë lavdinë e saj.
Top Channel